Netflix blen Warner Bros: fundi i “s’ka asgjë për të parë”? 🎬

Netflix blen Warner Bros: fundi i “s’ka asgjë për të parë”? 🎬

E ke parasysh momentin kur hap Netflix-in, kërkon 15 minuta për një film dhe në fund thua: “S’paska asgjë për të parë”? Po, ajo dhimbja kolektive që e kemi kaluar të gjithë. Epo, Netflix paska thënë: mjaft më.

Sipas lajmeve, Netflix ka rënë dakord të blejë Warner Bros. Discovery për rreth 82.7 miliardë dollarë. Po flasim për një nga marrëveshjet më të mëdha që ka parë ndonjëherë industria e streaming. Dhe jo, kjo s’është thjesht një blerje “meh” — kjo është game changer.

 

Çfarë do të thotë kjo praktikisht?

Që Netflix papritur vë dorë mbi Game of Thrones, Harry Potter, DC Comics (Batman, Superman, gjithë familja), HBO Max dhe një arkiv që është ndërtuar për më shumë se një shekull. Me pak fjalë: biblioteka e Netflix-it kalon nga “eh”“ok, tani s’kam justifikim të dal nga shtëpia”.

Netflix sot ka rreth 300 milionë abonentë, ndërsa HBO Max + Discovery janë rreth 128 milionë. Pra, ky është një super-push për ta bërë Netflix-in jo vetëm platformë streaming, por studio klasike Hollywood-i. Ironike, apo jo? Platforma që “shkatërroi” studiot… tani po bëhet vetë studio.

Por, si çdo marrëveshje gjigante, ka edhe drama. Autoritetet e konkurrencës në SHBA dhe Europë pritet ta shohin këtë me lupë 🔍. Ka frikë se një Netflix + Warner mund të ulë konkurrencën, të dëmtojë kinematë dhe t’i bëjë gjërat pak si shumë të centralizuara.

Nga ana tjetër, Netflix thotë: “Relax, do ketë më shumë filma, më shumë seriale, më shumë punë për krijuesit dhe ndoshta paketa më të lira për përdoruesit.” Tingëllon bukur… në teori.

Pra, a do të kemi më në fund një Netflix ku hap aplikacionin dhe gjen diçka për të parë menjëherë?

Ndoshta po.

A do rritet çmimi?

Mos e përmend fare më mirë 😅.

Back to blog

Leave a comment